Ora News – Basha denoncon: Inceneratorët aferë mafioze, KLSh e Prokuroria ta hetojnë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Financave, Arben Ahmetaj se qëndrojnë pas projekteve të ndërtimit të tre inceneratorëve për djegien e mbetjeve në Shqipëri. Sipas tij, ky është shkaku që kompanive u janë dhënë fondet ende pa filluar ndërtimi.

Basha: Duke patur parasysh shkeljet skandaloze të ligjit në ndërtimin e këtyre tre inceneratorëve, duket qartë që pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. Sepse vetëm Arben Ahmetaj dhe Edi Rama mund të kishin guximin të jepnin 4.8 milion euro ndërtuesit të inceneratorit të Fierit, akoma pa filluar punë.

Është faqja tjetër e medaljes së kanabizimit të Shqipërisë. Me kanabizimin e Shqipërisë, Edi Rama eksporton drogë drejt Evropës, me incineratorët importon mbetje. Ky është plani fillestar.

Kreu i PD-së kërkoi nisjen e hetimeve prej KLSh-së dhe Prokurorisë. Sipas Bashës, po parashikohen të jepen miliona euro në vitet e ardhshme.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/basha-denoncon-inceneratoret-afere-mafioze-klsh-e-prokuroria-ta-hetojn

Share This Video


Download

  
Report form