Ora News – Mbledhjet e qeverive Kosovë-Shqipëri, ku janë zbatuar dhe ku kanë çaluar marrëveshjet

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 3 mbledhjet e përbashkëta, të cilat kanë startuar nga 11 janari i vitit 2014, qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë firmosur më shumë se 23 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi, në fusha të ndryshme ekonomike, kulturore dhe sociale.

Një pjesë e tyre kanë nisur zbatimin kryesisht marrëveshjet që lidhen me asistencën dhe mbështetjen që Shqipëria i jep Kosovës në proceset e integrimit dhe sfidës për liberalizmin e vizave.

Po ashtu zbatim kanë gjetur dhe marrëveshjet apo memorandumet e bashkëpunimit në fushën e arsimit, ku mund të përmendet propozimi për heqjen e taksës së TVSH-së apo taksës tjetër doganore për importin e librit nga Shqipëria. Mbetet ende punë për t?u bërë mes ministrive të arsimit mes dy shteteve respektive për njohjen e diplomave.

Sfidë mes dy vendeve mbetet shkëmbimi tregtar dhe heqja e burokracive mes dy vendeve. Edhe pse pjesa më e madhe e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës, konsistojnë në tregun ekonomik, rezulton se shpesh të dy vendet kanë vendosur bllokadën e produkteve të ndryshme duke i kthyer subjektet në kufi. pavarësisht kësaj deklaratat e përmirësimit të klimës së biznesit nuk kanë munguar.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/mbledhjet-e-qeverive-kosove-shqiperi-ku-jane-zbatuar-dhe-ku-kane-caluar-marreveshjet

Share This Video


Download

  
Report form