Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vijim të ?Javës së Fëmijëve Jetimë?, që mbahet në 100 vjetorin e Themelimit të ?Strehës së parë Vorfnore? në Shqipëri nën kujdesin e Presidentit Ilir Meta, institucioni i Presidencës çeli dyert për të mirëpritur fëmijët e Shtëpisë ?Zyber Hallulli? dhe fëmijë të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit. Sot nismës iu bashkua edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shprehu solidarizimin e përkrahjen e tij për fëmijët pa kujdes prindëror.
Ai falenderoi Presidentin e Republikës për hapjen e dyerve të institucionit për ata fëmijë, të cilët jeta i ka përballur me vështirësi dhe që kanë nevojë për mbështetjen e shoqërisë. ?Për shumë kohë Presidenca ka qenë një mjedis hermetik, ku vinin vetëm disa burra të mërzitshëm për t?u marrë me demek me punë të mëdha, ndërkohë që kjo është një godinë, një ndërtesë, një institucion i gjithë popullit dhe mbi të gjitha, edhe i fëmijëve. Më vjen mirë që më në fund edhe Presidenca është hapur ndaj publikut, sidomos ndaj fëmijëve. Kështu që, sot meqë është ditë me shi, ditë me erë, kemi marrë atë super këndin e lojërave aty jashtë dhe e kemi sjellë këtu. Shumë faleminderit Presidentit, këshilltarëve dhe gjithë stafit?, tha kryebashkiaku Veliaj.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/veliaj-jo-paragjykimeve-femijet-kane-te-drejte-te-rriten-te-gjithe-njesoj