Report TV - Kërkoi lirinë, Apeli lë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri

Report TV 2018-05-09

Views 1

Gjyqtari Shkëlqim Miri do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve me akuzën e korrupsionit të funksionarëve të drejtësisë pasi sipas prokurorisë është i dyshuar për marrjen e 30 mijë eurove për të dhënë një vendim gjyqësorë.
Report Tv zbardh detaje si u kontrollua zyra e Mirit në gjykatë
ReportTv zbardh detaje të reja në lidhje me arrestimin e gjyqtarit Miri, ku pas kontrollit të banesës në orë 15:00, në rrugën ?Islam Alla? në Tiranë atij i është kontrolluar edhe zyra pranë gjykatës së apelit.

Siç dhe shihni në këtë faksimile kontrolli i zyrës së gjyqtarit Miri është bërë në orën 15-16:00 të datës 9 nëntor 2017.

Pas këtyre dy kontrolleve banese dhe zyrë gjyqtari është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë së bashku me oficerin që ka kryer kontrollet dhe aty i është komunikuar dhe verbalizuar vendimi sekuestros për sendet e gjetura në banesën e tij.

Share This Video


Download

  
Report form