Report TV - Shpëtim Sala sjell telegramin për deputetin Zogu 17-vjeçar

Report TV 2018-05-09

Views 0

Reliket e ditës së Shpalljes pavarësisë janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. Restauratori Frederik Stamati pasi rrëfen për Report TV historinë e penës që nënshkroi Shpalljes e Pavarësisë, deklaron se flamuri origjinal që u ngrit më 28 nëntor 1912 nuk është gjetur kurrë.
Pena, me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë është ekspozuar në Muzeun Historik.

Kjo penë e vendosur në ekspozitën që u çel me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ka një histori të veçantë

?Në vitin 1923 Karl Paçi siguron pena dhe bojë dhe shishen e bojës me të cilën është shkruar Pavarsia. Brenda një jave u gjend që pena dhe shishja e bojës ndodheshin në duart e Shefqet Daiut në Elbasan i cili ka qenë në atë kohë në Shpalljen e Pavarsisë dhe shkresën e firmos nga Ahmet Zogu, si ministër i Brendshëm që ishte në atë kohë.

Më pas këto kaluan në Muzeun e Pavarsisë, dhe kur ishte puna për të ardhur në Muzeun Kombëtarë, në vitin 1981 u morë vetëm pena, ndërsa shishja e bojës është në Muzeun e Pavarsisë", u shpreh Stamati.

Frererik Stamati është restaurator i dhjetëra flamujve origjinalë që janë ngritur në treva të ndryshme shqiptare në ditën e Shpalljes së Pavarësisë, por flamuri i ngritur në Vlorë më 28 nëntor të 1912-s mungon.

Share This Video


Download

  
Report form