Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sebastian Torres Nunes dhe Deborah Marino, pasi kanë prekur skenat më të njohura botërore në Meksikë, ShBA dhe Europë performuan në Shqipëri kompozimet më të famshme në të gjitha kohërat.
Me ftesë të Konsullit të Nderit në Shqipëri, z.Ylli Ndroqi dhe mbështetjen e Ambasadës së Meksikës në Romë, artistët përmes muzikës përcollën emocione tek publiku shqiptar.
Është muzika ajo që më së mirë forcon bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Meksikës që tashmë është kthyer në një traditë.
Është viti i tretë që Konsullata e Nderit e Meksikës në Shqipëri dhe Ambasada e Meksikës në Romë ftojnë emrat më të njohur të artit për publikun shqiptar.
Për më shumë lexoni në http://145.239.2.153/article/kultura-meksikane-sebastian-torres-nunes-dhe-deborah-marino-performojne-ne-shqiperi