Report TV - Plagosja e policit te ish Parku, Bregu: Autorët i njihja, më thanë pse na shikon

Report TV 2018-05-09

Views 4

?Gjithçka nisi, pasi më thënë ?Pse na shikon? dhe më pas u konfliktuam dhe më qëlluan me pistoletë?. Ishte kjo dëshmia e oficerit të policisë Ermal Bregu që u plagos mbrëmjen e së hënës pranë ish Parkut të Autobusëve në Tiranës.
Dëshmia e oficerit të komisariatit nr.1 dhe kamerat e sigurisë kanë ndihmuar Policinë e Tiranës për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje. ?Ata e dinin që isha polic. Po rrija ulur në lokal kur filluan më shikonin me inat. Konflikti nisi brenda lokalit dhe më pas vijoji edhe në rrugë, kur në debat e sipër pashë njërin prej tyre të nxirrte pistoletën dhe më qëlloi nga afër?, u shpreh Ermal Bregu para kolegeve të tij. Ndërkohë Report TV mëson edhe emrin e personit që plagosi policin. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Daniel Manushi, që e shohim në këtë foto. I riu e qëlloi Policin me një plumb në pjesën e barkut. Mbrëmjen e djeshme uniformat blu kanë rrethuar zonën pranë ish-parkut të autobusëve, por nuk kanë mundur të arrestojnë Daniel Manushin dhe shokun e tij.

Report TV ishte një ditë më pas pranë lokalit ku u plagos Polici. Në zonë qëndrojnë dy makina policie, ndërkohë që asnjë prej banorëve nuk pranon të prononcohet për sherrin. Debati dhe momenti i plagosjes së oficerit të policisë është filmuar nga një kamer sigurie, e cila është sekuestruar nga Policia e Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS