Ora News – Dita e Çlirimit, Rama prezanton programin për të çuar të rinjtë tek Forcat e Armatosura

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 73 vjetorin e çlirimit, kryeministri Edi Rama, lançoj një program që synon të orientojë të rinjtë drejt forcave te armatosura. Ky program aplikohet në kuadër të vitit mbarëkombëtarë të Skënderbeut dhe sipas kryeministri, shumë të rinj duke i certifikohen dhe në orientime të ndryshme profesionale brenda apo jashtë ushtrisë.

Rama: Së pari, një formim mbi simbolet kombëtare, mbi ndjenjën e përkatësisë europiane, mbi historinë dhe sistemin e vlerave themeltare të Republikës së Shqipërisë;

Së dyti, një formim mbi parimet eurointegruese dhe objektivat e Aleancës së Atlantikut të Veriut, si dhe respektin ndaj simboleve dhe vlerave të tyre universale;

Së treti, formimin me teknika ushtarake dhe civile mbi misionet paqeruajtëse, Emergjencat Civile dhe luftën kundër terrorizimit;

Së katërti, deradikalizimin dhe formimin në teknikat operacionale të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm;

Së pesti, formimi në programet dixhitale dhe sigurinë kibernetike;

Së gjashti, formim në gjuhët e huaja kryesore.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se rruga e Shqipërisë është drejt Bashkimit Evropian, ndërsa Forcat e Armatosura shqiptare, do të luftojmë terrorizmin bashkë me partnerët tanë në NATO.

Ndërsa ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka, vlerësoi rolin e forcave te armatosura ne shoqëri, ndërsa tha se puna për modernizimin e tyre vazhdon dhe është prioritet.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/dita-e-clirimit-rama-prezanton-programin-te-cuar-te-rinjte-tek-forcat-e-armatosura

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS