73-vjetroi i çlirimit të vendit është përcjellë me aktivitete dhe homazhe pranë monumenteve në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Vlora, qyteti i pavarësisë, që dje priti figurat më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, sot ka qenë ndalesa e familjarëve të dëshmorëve, si dhe drejtuesve të lartë të policisë. Ata zhvilluan homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve.
Edhe qyteti i Elbasanit është veshur me ngjyrat kuq e zi për të kujtuar një ngjarje të rëndësishme si ajo çlirimit si dhe për të nderuar gjakun e derdhur për atdhe.
Në homazhet e zhvilluara veç autoriteteve lokale, mori pjesë edhe deputeti i PS-së, Taulant Balla. Ai tha se këtë 29 nëntor shqiptarët marrin një lajm të mirë
?Lufta antifashiste nacionalçlirimtare është një prej atyre momenteve të historisë ku shqiptarët kanë treguar se kanë ditur ta çlirojnë atdheun e tyre. Në këtë 29-nëntor lajmi i mirë për të gjithë shqiptarët është që shumë shpejtë Shqipëria do të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian?, tha Balla.