FIER-Një elektricist ka ndërruar jetë në Sheqishtë pasditen e sotme. 50-vjeçari Sabri Vrimaga ishte duke riparuar një defekt në një kabinë elektrike në momentin që ka rënë në kontakt me rrymën duke gjetur vdekjen.
Elektricisti i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nga Roskoveci ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa janë marrë në pyetje punonjësit e tjerë që ishin duke rregulluar defektin për të sqaruar ngjarjen.