Si pasoje e rrëshqitjes të stogut të Kromit të zonës D në Bulqizë, është rrezikuar tubacioni i ujit të pijshëm. Ky ishte tubacioni kryesor që furnizon qytetin e Bulqizës me ujë të pijshëm.
Nga momenti në moment rrezikohet të ketë edhe rrëshqitje masive të tjera, pasi kjo është një zonë e rrezikshme ndaj rreëhqitjeve. Gjithashtu, përveç lënies së zonës D pa uje te pijshem, shembja ka dëmtuar edhe godinën pranë minierave të zonës.
Në zonë kanë shkuar edhe punonjësit e ujësjellësit të Bulqizës, por sipas tyre, është e pamundur për të ndërhyrë pasi zona krijon rrezikshmeri. Sipas specialistit të Autoritetit Kombetar per Sigurine ne Miniera, Hamit Qota, ndërmarrja e ujësjellësit nuk ka buxhet të mjaftueshëm për devijimin e tubit kryesor.