Report TV - Përmbytet autostrada Tiranë-Durrës, devijohet qarkullimi

Report TV 2018-05-09

Views 0

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë. Në disa qarqe të vendit janë regjistruar edhe përmbytjet e para, ndërsa institucionet janë në gatishmëri. Pasditen e sotme rreth orës 18:00 është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës si pasojë e përmbytjeve nga shiu.
Autostrada Tiranë ?Durrës është bllokuar në afërsi të kilometrit të gjashtë, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur në 1 metër, ndërsa reshjet vijojnë. Policia Rrugore njofton se ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore. Nisur nga situata e vështirë në autostradë kanë ndërhyrë Forcat e Armatosura. Tre motor-pompa të komandës mbështetëse kanë arritur në afërsi të Kthesës së Rinasit për të larguar ujin.

Makinat kthehen te kthesa e Kamzës, ndërsa itinerari për në Rinas devijohet nga Kamza. Gjithashtu është përmbytur nënstacioni i Kasharit duke lënë pa energji Kamzën, Laprakën dhe Kombinatin. Në autostradë janë përmbytur edhe disa biznese dhe banesa. Në Tiranë probleme janë regjistruar edhe në Laknas. Ndërsa përpos qarkut të Tiranës ka përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në Vlorë, në Gjirokastër, Lezhë dhe në Shkodër.

?Në autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra. Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.

Share This Video


Download

  
Report form