Ora News – Përmbytjet/ Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet e shumta që kanë përfshirë vendin tonë duke filluar nga mëngjesi i kësaj të enjteje kanë shkaktuar fryrjen e lumenjve. Në disa prej qarqeve kanë nisur edhe përmbytjet e para, si në Tiranë apo Vlorë ku janë evakuuar disa familje. Reshjet pritet të vijojnë me intensitet të lartë edhe gjatë natës së sotme.

Ne autostradën Tiranë Durrës është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra

Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.

Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë .

Gjithashtu Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.

Ndërkohë, trafik i rënduar është regjistruar nga mbikalimi i Rinasit për tek Casa Italia në korsinë hyrëse për në Tiranë.

Disa pjesë të rrugës janë të mbuluara nga uji.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/bllokohet-autostrada-tirane-durres-devijohet-qarkullimi

Share This Video


Download

  
Report form