stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; 21 familje rrezikojnë të dalin në qiell të hapur për shkak të një vendimi gjyqësor, që i detyron ata të lënë ambientet e ish-gjeologjisë, për llogari të familjes Kojxhia.
Por banorët pretendojnë se gjithçka është bërë mbi akte trashëgimie të falsifikuara.
Emisioni ?STOP? konstatoi se testamenti dhe akti i trashëgimisë nuk ekzistojnë në zyrën e noteres dhe kjo e fundit e pranon këtë fakt.
Edhe në zyrat e AKPP provohet parregullsia, por shkeljet vijojnë edhe në Prokurorinë e Gjykatën e Shkodrës, që ia hedhin fajin njëra-tjetrës.
Pas veprimeve përmbarimore në vitin 2016, 21 familje iu drejtuan gjykatës me një padi dhe një sigurim padie. Në nenin numër 204 thuhet se gjykata duhet të shprehet brenda një afati kohor prej 15 ditësh, por Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, pas 2 vitesh e gjysmë, ende nuk e ka bërë.
Gazetari i emisionit ?STOP? komunikoi me kryetarin e gjykatës, i cili u shpreh se gjyqtarja ka kryer një shkelje, ndaj do të raportohet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
?Unë menjëherë hap sistemin, e kontrolloj, thërras gjyqtaren, i them: ?Ç?është kjo punë??
Sepse e zemë, në thonjëza, nëqoftëse gjyqtarja ka qenë në spital dy javë, unë s?mund t?i them që ka shkelje.
Por ama, nëqoftëse gjyqtarja ka qenë dy javë në punë, ka bërë 50 gjyqe e nuk ka marrë masë, atëherë unë i them. Unë të njoftoj që unë e konsideroj shkelje të rëndë të disiplinës në punë të mos shqyrtosh këtë gjë dhe unë jam i detyruar që të raportoj direkt në KLD dhe të thërras inspektimin për këtë lloj dosje, sepse kam një ankesë të qytetarëve.?
Familjet ankohen për këtë padrejtësi që iu është bërë. Ata tregojnë që pronat i kanë marrë para shumë vitesh, por tani pretendohet se pronari i atyre është Nikolin Kojxhia, i cili i ka trashëguar nga familja e tij.
Gazetari i emisionit ?STOP? i drejtohet noteres në lidhje me aktin e trashëgimisë së Kojxhiajt, e cila tha: ?Dëshmi trashëgimie nuk ka se janë djeg në trazirat e Marsit. Nuk ka as akte, as regjistra?.
Por Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vërtetuar se ky akt i pretenduar i trashëgimisë është i pasaktë.
Juristja ATP ? Te Zefi, që është origjina e pronës.
Del: Mark, Shtjefën, Ed, Luigj, Pjetër, Lina.
Kalojmë tek tjetra.
Edi ka vdekur, ka lënë: Markun, Luigjin, Pjetrin, Linën.
Pra: Mark, Shtjefën nuk është.
Gazetari ? Nuk e kemi.
Juristja ATP ? Zhduket rrugës.
Dalim tek Pjetri, ka lënë?Luigjin dhe Linën. Zhduket Marku dhe normalisht në dëshminë e trashëgimisë, duke qënë se unë jam juriste. Në dëshminë e trashëgimisë, duhet të jetë që kur është i paravdekur s?ka lënë fëmijë etj. etj
Kjo çështje kaloi gjithashtu në Prokurorinë e Shkodrës, nga ku avokatja Besiana Sadikaj na tregon vendimin numër 170/1, të datës 09.12.2016, që ka marrë prokurori Arbën Smaçi në bazë të hetimeve që janë kryer.
Në mungesë të regjistrave të noteres, pasi janë djegur, nuk mund të bëhet saktësimi në...