Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Bardhyl Kollçaku ka deklaruar se trupat ushtarake po veprojnë në disa zona të vendit për t?u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar nga reshjet e dendura të shiut.
?Në këto momente sapo kemi shpëtuar 10 vetë që rrezikoheshin të përmbyteshin në Valias. Ata janë dërguar në infermierinë e forcave tokësore, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe psikologjike. Ata janë vjaza, fëmijë, gra dhe të moshuar?, ka deklaruar Kollçaku në një intervistë telefonike për ?Report TV?.
Gjenerali ka bërë me dije se veç Valiasit, FA janë të angazhuara edhe në autostradën Tiranë-Durrës dhe në Kashar, ku janë të pranishme edhe repartet e gatshme.