Ndryshe nga ç?jemi mësuar ta shikojmë, pedagogia Iris Luarasi ishte sot në ?Rudina?, në një rrëfim ndryshe.
Luarasi foli për fillimet në gazetari dhe eksperiencën në Radio Tirana. Pedagogia tha se ajo dhe bashkëshorti i saj Eno në vitet 90 kishin ndërmarrë një risi dhe kishin filluar të lexonin shtypin e ditës çdo mëngjes.
Por pavarësisht suksesit kjo ishte edhe arsyeja se përse e kanë larguar nga radio në atë kohë. Luarasi tregon se kjo gjë i ka shkaktuar shumë dhimbje pavarësisht se shumë shpejt filloi punë si pedagoge.
?Unë kam studiuar për gjuhë-letërsi, por dëshira për të qenë në gazetari mendoj ndonjëherë se është dëshirë e të gjithë të rinjve. Në vitet 90 unë pata edhe fatin që të punoja me një njeri që sot nuk jeton më Arjan Dodbiba, një gazetar shumë i mirë dhe njeri i shkëlqyer. Ai u bë sebep që unë hyra në Radio Tirana. Unë isha studente e vitit të parë në gjuhë letërsi dhe si bënte programin Radio Revista Letrare Artistike. Më thirri për të bërë disa ese që kishin lidhje me veprat që trajtonte në program dhe kështu filloi lidhja me Radion. Ka qenë edhe fat pasi në atë kohë hynë radiot live. Në 95 më kanë hequr nga Radio Tirana. Ishte koha që unë me Enon, bashkëshortin tim të cilin e kam njohur në Radio Tirana dhe ne bënim një emision në mëngjes dhe një nga gjërat e veçanta që ne bënim ishte Pasqyra e Shtypit. Shkuam privatisht tek kryeredaktorët e asaj kohe dhe i kërkuam të na sillnin një kopje në mëngjes dhe kjo funksionoi në mënyrë të shkëlqyer dhe për këtë arsye unë kam ikur nga Radio Tirana. Kjo gjëja më ka shkaktuar një dhimbje shumë të madhe atëherë sepse në 95 unë vërtet fillova në departament, por ishte keqardhje se mendoja se ky ishte profesioni që doja të bëja dhe nuk mund ta bëja?, tha Luarasi.