Konvikti i shkollës profesionale në Fier është përshtatur për të pritur personat që mund të kenë nevojë të evakuohen në rast të përkeqësimit të situatës së krijuar nga reshjet.
Kryeministri Edi Rama inspektoi këto ambiente dhe kërkoi përqendrim maksimal deri në normalizimin e situatës, për të kaluar më pas në rekuperimin e dëmeve.
?E rëndësishme është që të mos kemi jetë të humbura në radhë të parë, pastaj të jemi të gatshëm për t?iu gjendur pranë të gjithëve në momentin kur duhet të kalojmë në fazën e riparimit të dëmeve, duke filluar nga bagëtitë që janë ?a? për ne dhe që duhet t?i riparojmë me patjetër, pastaj me të tjerat?, ka deklaruar Rama.
Ai ka falënderuar strukturat e Bashkisë së Fierit për angazhimin e tyre, duke punuar intensivisht gjatë këtyre dy ditëve. ?Plus, me llogaritë e bëra së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes kemi një pesëfishim të forcave të përfshira krahasuar me 2015-n, pasi kemi riorganizuar rrjetin e reagimit të shtetit dhe falë edhe punës së bërë nga ministria jemi në kushte më të mira mbrojtëse?, ka nënvizuar Rama.