Jo vetem mode/ Ardian Bujupi tregon prapaskenat e klipeve (02.12.17)

RTV KLAN 2018-05-09

Views 10

Edhe pse jeton larg, në Gjermani, ai ka ditur të qëndrojë pranë fansave shqiptarë. Muzika e freskët për veshët, interpretimi i ëmbël dhe mbi të gjitha bashkëpunimet me disa prej emrave më të njohur e kanë kthyer Ardian Bujupin në një prej këngëtarëve më të suksesshëm dhe më të kërkuar. 26-vjeçari ishte fundjavën e kaluar në një nga diskotekat e Tiranës nga ku përmes një interviste për ?Jo vetëm modë?, ka zbuluar disa nga prapaskenat e klipeve.
? Në rastin e bashkëpunimi me Capital T ka qenë rastësi, ia kam tregu projektin dhe dy javë më vonë më ka kërkuar t?ia çoj projektin.
Kur u çova në mëngjes binte shi, unë isha bashkë me bashkëpunëtorët e mi. Fola me Capita-lin dhe më tha: Mos ta nin se kudo që unë kam videoklip është kohë e mirë. NJë orë më vonë pasi u takuam dhe u ulëm të pimë diçka kur dolëm jashtë koha ishte shumë e mirë?, tha Bujupi.
Këngëtari spikatin në një talent shoë në Gjermani dhe prej asaj kohe ka bashkëpunuar vetëm me artistë meshkuj. Lidhur me këtë fakt Bujupi tha se të bashkëpunosh me vajzat është shumë e vështirë.
?Të punosh me vajzat është shumë e vështirë për shkak dukjes së tyre. Por edhe për shkak të këngëve, përshtatem më shumë me meshkujt. Unë nuk konkurroj më për të shkuar në ?Eurovision?, pasi kam kuptuar se kanë konkurruar këngëtarë më të mirë dhe kanë fituar të tjerë dhe këtu nuk e kam fjalën për vete?, tha Bujupi.

Share This Video


Download

  
Report form