http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e së shtunës Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile. Ndonëse reshjet e shiu ishin me një intensitet më të madh se dy vite më parë, sipas Rames dëmet e shkaktuara janë më të vogla. Shefi i qeverisë u bëri thirrje emergjencave civile që të marrin masa për reshjet e pritshme të borës. Më herët kryeministri ishte në Pallatin e sportit të Vlorë, ku pa nga afër kushtet ku do të strehohen banorët e evakuuar. Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë në zonën e Fushë Krujës. Basha tha se vetëm në këtë zonë janë qindra familje, të cilat kanë nevojë për ndihmë. Basha: Kam ardhur t?ju shoh dhe për të ndërgjegjësuar që t?ju gjenden pranë e t?ju ndihmojnë. Ju keni nevojë për ndihmë. Të bëjmë çdo përpjekje për të shpëtuar njerëzit. Kjo është e para. Pastaj të gjithë përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi. ?Edhe atyre njerëzve që kanë bërë sakrificë, ushtarë dhe policë u jam shumë mirënjohës. Se ata janë duke u përballur me rrezikun. I falënderoj nga zemra.? Lideri i opozitës i kërkoi kryeministrit të shkojë pranë njerëzve dhe t?i ndihmojë ata me ushqime, veshje dhe strehim.