Ora News – Vlora e Fieri nën pushtetin e Vjosës, në disa fshatra lëvizet vetëm me barka

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej orës 04:00 të mëngjesit, kur çau argjinaturat e Bishanit dhe Mifolit, uji që ka sjellë lumi Vjosa po avancon në zonat e Fierit dhe Vlorës duke vënë nën pushtetin e tij disa mijëra hektarë dhe qindra banesa.

Zgjerimi i hartës së përmbytjeve në fshatrat e njësive administrative Novoselë e Selenicë në Vlorë dhe Ferras e Frakull në Fier mbetet rreziku kryesor.

Në fshatrat e Vlorës janë evakuar 92 familje, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të strehohet në qendrat e ngritura nga bashkia.

Një operacion evakuimi me mjete lundruese në Mifol, pasi më parë dështuan helikopterët e ndoqi gazetarja e Ora News në Vlorë, Jerola Ziaj.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/situata-e-permbytjeve-ne-vlore-fier-e-himare

Share This Video


Download

  
Report form