Një 25-vjeçar, i identifikuar nga policia si Dritan Billa, është arrestuar ditën e sotme nga policia në Kasharë.
Sipas policisë 25-vjeçari Billa u arrestua pasi, ditën e djeshme në fshatin Zalt, dyshohet se ka kanosur me pistoletë të ëmën , 61-vjeçaren me inicialet D.B dhe vëllain 33-vjeçar me inicialet F.B. Më pas Billa ka qëlluar në ajër dhe është larguar nga banesa.
Nuk dihen ende motivet që e shtynë të riun drejtë këtij veprimi, ndërsa në arrestimin e tij, policia gjatë kontrollit gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistolete model 54, me krèhër e dy fishekë.
Billa rezulton person i njohur për policinë pasi ai është dënuar më parë për veprën penale ? Plagosje e rëndë me dashje?
Materialet për këtë shtetas i`u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioni", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.