Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas 48 orëve reshje të dendura shiu që lanë pas pasoja e dëme të mëdha, verilindja u përfshi nga dëbora
Prej mesnatës gjithë qarku i Kukësit u përfshi nga bora që arrin deri në 30 centimetra trashësi në zonat malore dhe 5 cm në qytet
Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.
Por reshjet e dëborës krijuan vështirësi momentale në disa rrugë ku u ndërhy nga firmat kontraktore të mirëmbajtjes që normalizuan situatën
Në rrugën e Kombit trashësia e dëborës arrin në 10 centimetra në zonën e Tunelit të Kalimashit, ndërsa gjatë gjithë kohës kanë punuar 10 borëpastruese për të mbajtur në hapur aksin nacional
ndërkohë në të gjithë territorin e bashkisë së Kukësit veprojnë 26 borë pastruese në gatishmëri për çdo situatë në rrugë
Aktualisht, në qarkun Kukës nuk raportohen probleme në drejtim të sigurisë së jetës së njerëzve, ndërsa raportohet mungesa e energjisë elektrike në disa zona.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/pas-shirave-te-rrembyeshem-veriu-perfshihet-nga-reshje-te-dendura-debore