Përmbytjet, i moshuari nga Ferrasi në lot: I kërkoj shtetit ndihmë, popull shqiptar jemi dhe ne

Report TV 2018-05-09

Views 1

Përmbytjet e shkaktuar nga reshjet e 30 nëntorit sollën një situatë mjaft problematike në vend, por po kaq e rëndë duket kjo situatë edhe pasi uji është larguar.
Report Tv ishte në fshatin Ferras të Fierit, një ndër zonat që vuajti më së shumti përmbytjet. Gazetari Driçim Çaka ishte në shtëpinë e një banori, ku dukej se gjithçka tashmë ishte mbuluar nga lluca.

Sipas banorit uji në shtëpi kishte arritur në mbi një metër e gjysmë, dhe pavarësisht përpjekjeve të tij, sendet e shpëtuara ishin të pakta. Duke parë gjendjen e shtëpisë, mes lotësh ai thotë se tashmë ajo është e pabanueshme, ndërsa i bën apel shtetit për ndihmë.

?Shtëpia tani është e pabanueshme. Ku do shkoj unë, shtëpinë e ka mbuluar balta. I kërkoj shtetit ndihmë!?, thotë banori.

Sipas tij kjo nuk është hera e parë që ai vuan pasojat e një përmbytje. Ndonëse përmbytjet e këtij viti ishin më të rënda, gati me të njëjtën situatë ai u përball edhe dy vite më parë në përmbytjet e 2015.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS