Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha inspektuan dëmet e shkaktuara nga reshjet në Berat dhe në Darzezë. Rama nga Berati theksoi se investimet e qeverisë kanë bërë që përmbytjet të jenë më të pakta se viti 2015, ndërsa Basha nga Darzeza së bashku me kryetarin e bashkisë së Fierit, Armando Subashi, kërkoi që banorëve t?u shpërndahen ndihma dhe strehim. Inspektim të dëmeve kreu edhe deputeti socialist Taulant Balla në qarkun e Elbasanit.
Kryeministri, Edi Rama, inspektoi zonat e përmbytura në Urën Vajgurore.
I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Juliana Memaj, Kryeminsitri pa nga afër dëmet që ka shkaktuar uji dhe mundësinë për të shmangur këto përmbytje në të ardhmen.
Kryetarja e Bashkisë, Juliana Mema, tha se këtë vit edhe pse reshjet ishin më të mëdha, zonat e përmbytura ishin më pak.
Kryeministri theksoi se falë investimeve të qeverisë në parandalimin e këtyre situatave, dëmet janë më të pakta se vitet e shkuara.
Nga ana tjetër kryetari i opozitës, Lulzim Basha, vizitoi Darzezën ku u shemb ura që lidh dy anët e fshatit.
Basha i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi falenderoi ushtarët për përpjekjet e tyre si dhe kërkoi ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura.
Vizita e kreut të opozitës në Fier la një shije të mirë tek Kryeministri, i cili e falenderoi në facebookun e tij, duke thënë se çdokush që bën një punë të mirë, meriton respekt.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kreu-i-opozites-ne-darzeze-inspektim-kryeministri-e-falenderon