“Forca e ligjit” dhe vetingu në polici, rezultate ndaj krimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag të përfundimit të mandatit të prokurorit të përgjithshëm, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, tha se reforma në drejtësi do të bëjë që marrëdhënia mes Policisë e Prokurorisë të jetë më e besueshme se sot.



Duke folur për operacionin ?forca e ligjit? pas aktivitetit mes OSBE e policisë mbi krimin e organizuar, Xhafaj tha se ashtu si policia dhe prokuroria kanë detyrat e saj.



Më herët gjatë aktivitetit Xhafaj u shpreh se nismat me tolerancë zero kundër krimit apo dhe vetingu në polici janë në sinkron me reformën në drejtësi.



?Këto nisma vijnë në kohën e duhur, mbështeten dhe janë në sinkron me procesin e reformës në drejtësi që ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, vetingun e gjyqtarëve e prokurorëve, ku presim shumë shpejt të shohim rezultatet e para të këtij procesi dhe fazën e ngritjes së institucioneve të reja në sistemin e drejtësisë.?



Xhafaj shtoi se tashmë policia ka përfunduar fazën paraprake të katalogimit të grupeve kriminale ku përfshihen të dhënat personale të dyshuarve, lidhjet mes tyre, por dhe pasuritë që zotërojnë.

Share This Video


Download

  
Report form