Ora News - Leli: Reshjet në Vlorë rekord historik, niveli i Vjosës i kaloi 8 metra

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli në një lidhje direkte në studion e ?Tonight Ilva Tare? tha se sasia e reshjeve të rëna në Vlorë ka qenë më e madhe se rekordi i vitit 1971. Ai deklaroi se nuk ka më asnjë person të strehuar në pallatin e sportit, pasi janë rikthyer në banesat e tyre.

Leli: Pjesa më e madhe e njerëzve janë zhvendosur dhe janë rikthyer në shtëpitë e tyre. Në Pallatin e Sportit në Vlorë nuk ka më njerëz. Në zonën e Novoselës është larguar uji në pjesën më të madhe. Ka qenë situatë problematike. Mund të them se rajoni i Novoselës ka pasur rekordet e veta dhe në matjet që bëmë sot me një specialist nga Hidroteknika, niveli i Vjosës kaloi 8.6 metra. Duhet të ndryshojmë strategjinë e politikave për të pasur investime në zonë. Ka pasur sasi të mëdha shirash nga ato që vijnë njëherë në 100 vjet dhe mund të them se ka pasur më shumë reshje se ato të janarit të vitit 1971.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/leli-reshjet-ne-vlore-rekord-historik-niveli-i-vjoses-i-kaloi-8-metra

Share This Video


Download

  
Report form