Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pajisja elektronike që i bllokua në pikën kufitare të portit të Durrësit shërben për matjen e cilësisë së ujit. Në këtë konkluzion ka dalë laboratori shkencor, i cili zhvilloi ekzaminimin fizik të pajisjes elektronike që u dyshua se shërbente për përgjimin e telefonave.
Në këto kushte, policia dhe prokuroria ka mbyllur hetimet duke lënë të lirë çiftin e bashkëshortëve italian të cilët dispononin pajisjen elektronike.
?Lihen të lirë dy shtetasit italian të ndaluar në Durrës me një pajisje të dyshuar si përgjues por që në realitet ka rezultuar një pajisje që mat cilësinë e ujit?, thanë burime të Ora News.
Për disa orë u ndaluan Giambattista Intrini dhe gruaja e tij Ana Maria Tevertini, të cilët kishin ardhur para disa ditësh ne Durrës dhe do të ktheheshin mbrëmjen e se dielës në Itali me tragetin e linjës Durrës -Bari.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/lihet-i-lire-cifti-italian-pajisja-elektronike-qe-i-bllokua-ne-portin-e-durresi-nuk-sherben-pergjim