Mogherni: Endrra europiane e Shqiperise, realitet vitin e ardhshem

RTV KLAN 2018-05-09

Views 1

Përfaqësuesja e Lartë e Politikes së Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini shprehet optimiste pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama në Bruksel së vitin e ardhshëm ëndrra europiane e Shqipërisë do të bëhet realitet.

?Është një kënaqësi për mua të mirëpres, përsëri, Kryeministrin Rama, në një moment veçanërisht të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Nën lidershipin e tij, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit, një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE. Jam e lumtur që kam përsëri këtë mundësi për të diskutuar së bashku mënyrën se si këto hapa mund të shndërrohen në një opsion të vërtetë në fillim të vitit të ardhshëm.?

Ndërsa kryeministri Rama vendimin për hapjen e negociatave pranverën e vitit të ardhshëm e sheh si një hap të natyrshëm nga ana e BE sa kohë që sipas tij vendi ynë ka rezultate konkrete sa i takon reformave.

?Faleminderit dhe është një kënaqësi si gjithmonë që të vij t?iu takoj, veçanërisht në këtë moment kur ne shpresojmë në një rezultat pozitiv të të gjithë përpjekjeve të përbashkëta me fillimin e negociatave të anëtarësimit. Jam shumë krenar që kam ardhur këtu me më shumë rezultate të mira dhe jam i sigurt që do të kemi edhe më shumë në muajt e ardhshëm.??

Kryeministri ka marrë pjesë dhe në eventin e përvitshëm miqtë e Europes i pyetur për krimin e organizuar tha se këto çështje luftohen me institucione të forta dhe se Shqipëria është në rrugën e duhur për t?i ndërtuar ato.

?Nuk është çështja se duhen burra të fortë për të trajtuar keto çështje. Duhen institucione të forta. Përsa i përket rrugës sonë të integrimit europian, ne jemi në rrugën e duhur duke ndërtuar atë që nuk e kemi patur asnjëherë me parë, institucionet.?

Jo pa ironi Rama ka folur dhe ekuilibrin e fuqive që janë prezente në Ballkan, duke ju referuar Kinës dhe veçanërisht Rusisë: ?Rusia për shembull e ka rrugën shumë të lehtë. Braktis shtetit ligjor, harro institucionet demokratike dhe mund t?a kesh pushtetin tënd gjithë jetën. Dhe kjo nuk është aspak jointeresante. Dhe ata kanë shumë para për këtë".

Kryeministri ka përsëritur dhe qëndrimin se në mediat europiane abuzohet me nivelin e krimit të organizuar etnik shqiptar. Për kryeministrin shqiptar kjo nuk bëhet rastësisht në vende ku ka forca populiste me një impakt të konsiderueshëm në shoqëri.

Share This Video


Download

  
Report form