Report TV - Ndihmat, Mukaj: Kemi ndarë në Vlorë dhe sot jemi në Fier

Report TV 2018-05-09

Views 1

Shirat e vrullshëm dhe dalja e lumenjve nga shtrati shkaktoi dëme të shumta në fshatrat e Fierit, ku ndër më të prekurit nga përmbytjet ishin fshati i Ferras- it dhe Darëzeza.

Ditën e sotme në ambientet e Bashkisë Fier kanë mbërritur edhe ndihmat e para, të cilat vazhdojnë të shkarkohen. Këto ndihma konsistojnë në batanije dhe ushqime, të cilat janë të paketuara në 300 pako.
Sipas Drejtorit të Materialeve të Shtetit për jugun e Shqipërisë, Jorgo Mukaj, ndihmat kanë ardhur në bazë të kërkesës së Prefekturës dhe pushtetit vendor.

?Kemi ndarë në Vlorë dhe sot jemi në Fier. Ndihmat do të shkojnë në zonat e përmbytura dhe janë kërkesat e pushtetit vendor ato me të cilat ne bëjmë dhe furnizimet?, është shprehur Mukaj.

Share This Video


Download

  
Report form