Report TV - Veliaj: Të sjellim sa me shumë fonde nga IPA dhe BE

Report TV 2018-05-09

Views 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, zhvilloi një vizitë dy ditore në rajonin e Abruzzos, ku mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të programit të bashkëpunimit ndërkufitar ?IPA Adriatic? për periudhën 2007-2013, i mbajtur në qytetin e Aquilas.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, si dhe përfaqësues të delegacioneve nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në program, si Republika e Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovina, Republikës Serbe, etj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se sot Tirana vlerësohet si partner i besuar dhe shumë cilësor nga partnerët, në zbatimin e fondeve IPA dhe të fondeve të Bashkimit Europian. ?Ishte një kënaqësi e veçantë për të prezantuar Tiranën me gjithë zhvillimin galopant që qyteti ynë ka pasur vitet e fundit. Më vjen mirë që Tirana sot është afishuar si një partner shumë i besuar dhe shumë cilësor kur vjen puna në zbatimin e fondeve IPA dhe fondeve që vijnë nga BE.

Share This Video


Download

  
Report form