Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se do të ofrojë rrogën e saj mujore për ti ardhur në ndihmë shkollave të përmbytura dhe komuniteteve në nevojë. Gjatë një deklaratë përpara gazetarëve, Ministrja i bëri thirrje të gjithë mësuesve që të japin kontributin e tyre me aq sa kanë nevojë për të ndihmuar famuljet e përmbytura.
Nikolla: Janë disa gjimnaze të Tiranës që kanë mbledhur ndihma ushqimore dhe të tjera ndihma. Do të jetë një ndihmë që do të bëhet në mënyrë të koordinuar nga ne për të shkuar aty ku ka më shumë nevojë. Ky do të jetë një proces që vijon. Ministria e Arsimit ka ngritur një grup punë për të koordinaur ndihmën që do vijë nga cdo shkollë dhe cdo mësues. Ju do ta shpërndani këtë takim të sotmin edhe tek kolegët, tek cdo mësues në mënyrë vullnetare në vlerën që e ka të mundur për të kontribuar, ja ku kanë dy llogaritë bankare. Jemi një trupë e madhe njerëzish, jemi mësuesit e Shqipërisë. Unë do të dedikoj rrogën time mujore për të shkuar në ndihmë familjeve dhe të komuniteveve në nevojë.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/ministrja-nikolla-jep-rrogen-mujore-ne-ndihme-te-shkollave-te-permbytura