Report Tv ka shkuar ditën e sotme në lagjen '5 Maji', në Elbasan, në banesën e prindërve të Mariglen Debrovës, shtetasit shqiptar të arrestuar mbrëmjen e kaluar në Turqi, si pjesëtar i organizatës Gylen. Mariglen Debrova, me origjinë nga Cërriku, u arrestua së bashku me bashkëshorten e tij turke, Naxhije, në Turqi, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor i Gylenit. Mariglen Debrova jetonte prej dhjetë vitesh në Turqi, së bashku me gruan e tij, si dhe vajzën 2-vjeçare.
E ëma e Mariglenit ka rrëfyer mes lotësh për Report Tv lajmin e hidhur për arrestimin e të birit, teksa tha se nuk dinte asgjë, por e mori vesh kur pyeti në shkollë. Fatime Debrova tha se djali i saj kishte studiuar në Turqi për gjuhë të huaja turqisht, arabisht dhe anglisht, ndërsa merrej me botimin e librave.( b.h/Shqiptarja.com )