Kume:Të zgjidhet kreu i ri i KQZ sipas ligjeve dhe parimeve të demokracisë

Report TV 2018-05-09

Views 0

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një intervistë për Report Tv ka folur për kërkesën që është bërë për shkarkimin dhe zëvendësimin e kryetarit të KQZ-së.

Kume ka thënë se duhet shumë punë për të arritur një administratë të depolitizuar, e kjo duhet të bëhet vetëm duke respektuar ligjin dhe parimet e demokracisë.

Më te Kume ka shpjeguar se administrata përfshirë KQZ nuk duhet të mbushet me militantë, jo njerëz të krimit por këta duhet të përballen me presionin e ligjit.

Intervista e plotë:

Ditët e fundit po diskutohet lidhur me zëvendësimin e kreut të KQZ, si e shikoni këtë ndryshim?
Unë jam i mendimit që të bëhen ndryshime, jo të përfshihen militantët në komisionet qendrore të zgjedhjeve, jo njerëz të krimit, të vihen nën presionin e ligjit. Duhet të angazhohen të gjitha palët politike, vetëm kështu mund të arrihet ndryshimi i parimeve për zgjedhjet.

Një administratë e ndërtuar sipas modelit të partive politike me militant i shkatërron administratat. Duhet të fillojmë nga procesi i depolitizimit, i shoqëruar me parime ligjore por edhe nën monitorimin e OSBE-së vetëm kështu mund të bëhet një hap cilësor.

Share This Video


Download

  
Report form