Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në datën 7 dhjetor Prokurorit të Përgjithshëm i mbaron mandati, ndërsa Parlamenti do të nisë zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e pasuesit e tij.
Kjo procedurë është në ngërç për faktin se Kushtetuta përcakton si organ për zgjedhjen e Prokurorit KLP, institucion i cili ende nuk është ngritur.
Fillimin e procedurës për zëvendësimin e kreut të organit të akuzës e konfirmon dhe një memo e drejtorisë për monitorimin e institucioneve të pavarura, drejtuar Komisioni të Ligjeve të cilën Ora Neës e disponon.
Në të thuhet se Prokurori i ri nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
?Në mbështetje të dispozitës kalimtare të nenit 179 të Kushtetuës së amenduar me ligjin 76, 2016 pika 13 e tij sipas të cilit parashikohet se deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017 zgjedhje e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet me 2/3 e anëtarëve të Kuvendit, zgjedhje te tjera do të behen me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit. Në respektim të hierarkisë së normës juridike, kushtetuta dhe ligji 97 2016 dhe rregullorës së kuvendit neni 55 pika 1, ligjet, vendimet, deklaratat dhe rezultatet konsiderohen të miratuara nga Kuvendi, kur për to kanë votuar shumica e deputetëve në prani të më shumë se gjysmës dhe gjithë anëtarëve të Kuvendit, me përjashtim të rasteve kur në Kushtetutë parashikohet shumicë e cilësuar për miratimin e tyre. Miratimi nga Kuvendi i vendimit për caktimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm duhet të kryhet në respektim të këtyre dispozitave?
Ndërkohë Ora News disponon edhe memon e sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, drejtuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja mbi arsyet pse KLP, organ ky që Kushtetuta e përcakton për zgjedhjet e Kryeprokurorit të ri ende nuk është mbledhur.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/llalles-i-mbaron-mandati-neser-nisin-procedurat-zevendesimin-e-tij