Përmbytjet, përveç verifikimeve të ekspertëve, edhe qytetarët do të deklarojnë dëmet e shkaktuara

Report TV 2018-05-09

Views 0

Strukturat vendore dhe emergjencat civile kanë nisur në terren verifikimin e dëmeve nga përmbytjet. Zonat më të prekura janë Fieri, Vlora, Fushë-Kruja dhe Valiasi në Tiranë. Grupet e verifikimit do të mbajnë shënim të gjitha dëmet e shkaktuara , por edhe rastet kur uji ka përmbytur banesën, duke dëmtuar muret.
Për të shmangur abuzimet është dhënë urdhër që përveç verifikimeve në terren të ekspertëve, vet qytetarët të deklarojnë dëmet e shkaktuara. Kjo do të thotë se do të merren parasysh dëmet që do të mbajnë shënim ekspertët dhe më pas qytetarët do të shkojnë në njësinë administrative dhe do të dorëzojnë listën e dëmeve që ata pretendojnë.

Të dyja listat do të bashkohen me njëra-tjetrën për të nxjerrë vlerën përfundimtare të dëmeve. Kjo formë për të dëmshpërblyer familjet e përmbytura bëhet për të shmangur abuzimet e grupeve të ekspertëve. Procesi I vlerësimeve në terren të dëmeve pritet të zgjasë disa javë dhe menjëherë më pas do të nis përcaktimi I vlerës se sa do të përfitojë çdo familje.

Zona që ka pësuar më shumë dëme është fshati Ferras në Fier. Të prekura janë edhe mijëra familje në Novoselë, Fushë-Krujë dhe fshatrat e tjerë në Fier e Kamëz. Vlera e dëmeve nga përmbytjet kap një shifër prej 10 milionë euro, e cila është marrë përsipër nga qeveria për ti dëmshpërblyer banorët e dëmtuar.

Share This Video


Download

  
Report form