Ora News – Nisma/ Veliaj: Duke filluar nga janari, 70 dokumente në Tiranë do të jepen në një kioskë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët e Tiranës do të marrin më lehtë dhe më shpejt dokumentet zyrtare që u nevojiten.

Duke filluar nga muaji janar, Bashkia e Tiranës do të lëshojë rreth 70 dokumente në një kioskë, ku qytetarët, ashtu sikurse veprojnë në një bankomat, do të mund të printojnë dokumentet e tyre zyrtare pa pritur në radhë dhe duke rritur në këtë mënyrë edhe transparencën.

I pranishëm në konferencën e parë rajonale me temë "Qytetet pa korrupsion të së ardhmes" të organizuar nga PNUD, Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës po punon për të zgjeruar gamën e shërbimeve që ofrojmë online duke shmangur kontaktin me punonjësit.

?Një pjesë e madhe e popullsisë sonë, në Shkup, në Tiranë, në Moldavi, në Kosovë, e harxhon kohën duke qëndruar në radhë për të takuar një zyrtar i cili duhet t?i japë një letër që dëshmon që ti je ti. Pra që është certifikata jote. Sa orë, sa kapital njerëzor, sa energji e çmuar, kalohet nëpër qytetet tona në radhë për të prodhuar që ti je vetja jote. Nonsens. Ajo që po bëjmë është që 70 dokumente, duke filluar nga janari në Tiranë do të jepen në një kioskë. Që është njësoj si bankomati. Mjafton të futësh ID. Do paguash sa është tarifa dhe do ta printojë një makineri?, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se kjo nismë do t?u kursejë qytetarëve 9 ditë të humbura në vit për të marrë një dokument zyrtar dhe njëkohësisht do të shmangë dhe korrupsionin. ?Qeveria shqiptare dhe kryeministri ka bërë një vendim shumë të guximshëm. I ka anuluar certifikatat për nevoja e një institucioni shtetëror me një tjetër. Por për institucionet private, për bankat, për kontrata, për noterë, ende kërkohet certifikata nga palë të tjera. Një shqiptar mesatarisht harxhon 9 ditë në radhë në marrje shërbimesh në vit. Unë besoj se kjo është mënyra më e mirë se e para tregon jo vetëm modernizim, jo vetëm shmang korrupsionin dhe njerëzit që mundohet të bëjnë një ryshfet të vogël për çdo dokument, por unë besoj se në dalim nga gijotina, ky është një rregullim i sistemit?, tha ai.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/nisma-veliaj-duke-filluar-nga-janari-70-dokumente-ne-tirane-do-te-jepen-ne-nje-kioske

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS