Ora News – Pacientët me talasemi thirrje qeverisë: Të rimbursohet medikamenti i ri

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata e pacientëve të prekur nga talasemia i bën thirrje qeverisë që të përfshijë në listën e rimbursimit për vitin 2018 medikamentin e ri ?Jadenu? që trajton këtë semundje. Sipas kryetarit të Shoqatës, medikamenti jep një efekt afatgjatë tek ata pacientë me mbingarkesë kronike të hekurit të shkaktuar nga transfuzioni i gjakut.

Shoqata e pacientëve që vuajnë nga talasemia apelon Ministrinë e Shëndetësisë për rimbursimin e medikamentit të ri që trajton këtë sëmundje.

?Jadenu?, është një medikament që jep një efekt afatgjatë tek ata pacientë me mbingarkesë kronike të hekurit të shkaktuar nga transfuzioni i gjakut.

Kryetari i Shoqatës, Musa Zenelaj, thotë se ?Jadenu? ka të njëjtin çmimi me medikamentin ?Exjade? që është përdorur për vite me rradhë.

Musa Zenelaj: Firma prodhuese ka nxjerrë medikamentin tjetër të kësaj natyre por me fuqi shumë më të mirë dhe me veprime anësore në trup shumë të pakta. Ne kërkojmë që ky medikament të hyjë në rimbursim për vitin 2018.

Zenelaj apelon qytetarët që të dhurojnë gjak për pacientët me talasemi, pasi nevojat janë ende shumë të mëdha.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pacientet-me-talasemi-thirrje-qeverise-te-rimbursohet-medikamenti-i-ri

Share This Video


Download

  
Report form