“Ju flet Moska”: Ekskavatorët “ Vlahutin” dështuan me përmbytjet shqiptare

Ora News Emisione 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj, risolli në vëmendje flotën e 61 ekskavatorëve të blerë nga qeveria shqiptare, duke e cilësuar një rast të pastër korruptiv.

Myftaraj tha se një fakt të tillë e provuan vetë përmbytjet e dhjetorit.

Ai shtoi më tej se flota u ble me para të BE të dhëna si ndihmë për Shqipërinë, por fondet u keqpërdorën duke blerë Volvo të montuara në Kroaci dhe të cilat sipas Myftaraj rezultuan në një pjesë të madhe difektozë dhe jo funksionalë.

Myftaraj thotë se blerja e flotës në Kroaci pati ?kumbarë? kryeministrin Rama dhe Ambasadoren Vlahutin.

Kastriot Myftaraj: Një nga problemet kryesore gjatë shumë e shumë viteve të tranzicionit kur ndodhnin përmbytje, kishte të bënte me mungesën e ekskavatorëve në dispozicion të shtetit, të ndërmarrjeve publike në nivel qëndror dhe lokal për të mirëmbajtur kanalet kulluese dhe të gjithë atë infastrukturën e qarkullimit të ujërave në mënyrë që të mos shkaktoheshin përmbytje, të rregulloheshin përveç kanaleve shtretërit e tyre në pikat e tyre më të rrezikuara për të shkaktuar përmbytje. Këtë vit, në muajin shkurt, në portin e Durrësit u bë një ceremoni e bujshme qeveritare ku vetë Kryeministri tha se më në fund u zgjidh problemi me ardhjen e asaj që ai e quajti flotë ekskavatorësh.

Kështu Kryeministri kishte bindjen se gjërat do të ndryshonin dhe përmbytjet e këtij viti nuk vonuan ta testojnë këtë bindje dhe flotën e ekskavatorëve. Dua të jem i qartë për një gjë, nuk kam ndërmend dhe as më intereson të bëj ndonjë spekulim apo goditje politike ndaj Kryeministrit sepse paraardhësit e tij nga Berisha e të tjerët nuk u interesuan, siç tha Kryeministri, për të pasur një flotë ekskavatorësh por u mjaftuan me ata ekskavatorë diku të trashëguar, diku të marrë si ndihmë e huaj, diku të mbetur nga NATO. Një pjesë të mirë nga ata 40 që thotë Kryeministri i la NATO në Shqipëri kur ishte lufta e Kosovës. Të gjithë këta nuk sollën ekskavatorë të rinj, u mjaftuan me ata që ishin por nuk shpenzuan as paratë publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe ndihmat e huaja për këtë çështje.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-eskavatoret-vlahutin-deshtuan-me-permbytjet-shqiptare

Share This Video


Download

  
Report form