Basha thirrje të rinjve: Mos u largoni, ktheni sytë nga dhjetori 1990, guxoni dhe luftoni!

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike, përkujtoi 8 Dhjetorin Ditën e Rinisë. Në një aktivitet të organizuar në qytetin studenti, Kryetari i partisë dmeroaktike, lulzim Basha, duke çmuar dhjetoristët që me Azem Hajdarin në krye tha ai shembën murin e diktaturës, i drejtoj një thirrje të fortë rinisë, duke i kërkuar që të mos zgjedhin largimin nga vendi por të përballen me të keqen.

Lulzim Basha: Sot dhuna nuk ushtrohet në emër të ideologjisë, por të krimit bërë njësh me politikën dhe politikës të bërë njësh me krimin. Por propaganda vazhdon njësoj si atëherë, për të gënjyer, manipuluar dhe për ti sunduar me të njëjtat mekanizma. Sytë e shqiptarëve janë nga ju, rinia, dhe unë e di se ju rinia demokrate, e çiltër dhe e panjollosur do ta merrni në dorë këtë mision. Sot ju bëj thirrje të mos zgjidhni largimin por përballjen. Guxoni! Ngrihuni! Luftoni! Ta ndryshojmë Shqipërinë!


Ndërsa lideri historik i të djathtës, Sali Berisha, tha se sot pas tre dekadash demokraci, rininë e thërret një tjetër mision i madh, ai i rrëzimit të asaj që e quan narko shtet.

"Po ndërtohet narkoshteti. Se kur ministri i Brendshëm bën trafiqe ai është narkoshteti. Kur kryeministri dënon ministrin e brendshëm ai është vetë i implikuar. Zgjidhja është vetëm guximi juaj. Trimëria juj. Ju keni njëmijë e një arsye të ngriheni fuqishëm dhe ju garantoj ju se jeni dhjetra herë më shumë se kjo sallë por dhe vetëm kjo sallë do mjaftonte për ta hedhur në Lanë këtë qeveri"

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/basha-liria-politike-e-shqiptareve-eshte-e-kercenuar-ktheni-syte-nga-dhjetori-1990

Share This Video


Download

  
Report form