Report TV - Rama në krah të Voltanës gjatë inspektimit të rrugës turistike të Velipojës/Batutat

Report TV 2018-05-09

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e kësaj të premteje në Shkodër, ku ka inspektuar punimet për rrugën turistike të Velipojës.
Gjatë kësaj vizite Rama ka qenë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, me të cilën ka shkëmbyer një sërë batutash.

Në fjalën e saj, Ademi ka vlerësuar faktin që ministri Bushati ka vendosur të njihet nga afër me problematikat që po has projekti, duke shkaktuar reagimin e kryeministrit.

?Më bëhet qejfi që ministri Bushati bashkohet me ne për këto çështje teknike?, ka thënë Ademi. ?Bushati bashkohet po ti s?afrohesh?, është përgjigjur Rama.

Sa i takon projektit, Rama ka nënvizuar se është koha për t?i dhënë fund pritjes së gjatë të qytetarëve të Shkodrës për këtë vepër infrastrukturore, që lidh Velipojën me Shkodrën dhe akset e tjera.

?Është e rëndësishme që deri në fund të ruhen standardet optimale, në mënyrë që kjo rrugë të plotësojë nevojat e qytetarëve të zonës, që do të jetë një pikë e rëndësishme e zhvillimit turistik dhe do ketë një rol në zhvillimin ekonomik?, ka thënë Rama.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS