Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Burgu i ri i Reçit do të hapet në janar dhe ky institucion i vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë, pritet të presë edhe ?peshqit e medhenj? të reformës në drejtësi, nëse gjykata do të vendosë dënimin e tyre dhe sjelljen në këto mjedise.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni dha këtë përgjigje, kur u pyet gjatë inspektimit të punimeve të kryera në burgun që do të presë në total 760 të
Etilda Gjoni: "Ky burg do të jetë si të gjithë burgjet e tjera. Përsa kohë që do të ketë një seksion të sigurisë e lartë dhe një tjetër të sigurisë së zakonshme. Gjykata do të vendosë nëse do ta sjellë në Shkodër në seknsion të sigurisë së lartë, apo në seksion të sigurisë së zakonshme"
Ky burg do të shërbejë në të njëjtën kohë për të shfryrë institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit, që janë të mbipopulluara me të burgosur. Ndërsa në të do të vendosen edhe të ekstraduarit e dënuar për vepra të rënda.
Gjoni u kujdes të saktësojë se lidhur me kriteret e punësimit të administratës, ato do të jenë rigoroze dhe që nuk kanë të bëjnë aspak me të shkuarën, kur flitej për ndërhyrje politike.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/nje-burg-i-ri-gati-te-prese-edhe-peshqit-e-medhenj