Ora News – Dule akuza Kryeministrit: S’ka vullnet politik për të mbrojtur pakicat kombëtare

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vangjel Dule akuzon kreun e qeverisë se nuk ka vullnet politik për të mbrojtur pakicat kombëtare.

Nga një tryezë ku u atakua ligji për mbrojtjen e pakicave i miratuar vetëm një muaj më parë nga shumica në pushtet, kreu i PBDNJ-së tha se ai ligj nuk zgjidh problemin e kombësisë, një term që Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar.

Dule: De facto privuan qytetarët në regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë nga e drejta e vetëdeklarimit.

Bashkë me kreun e PBDNJ-së është bërë dhe partia e minoritetit etnik grek për të ardhmen MEGA, e cila nuk kurseu as pozitën dhe as opozitën, si forca të unifikuara për të mos respektuar të drejtat e minoriteteve.

?Ky ligj nuk mund të konsiderohet i denjë për të shprehur të plotë kuadrin e të drejtave dhe mbi të gjitha nuk i jep garancitë e duhura minoriteteve që ti gëzojnë dhe ti lëvrojnë ato ashtu siç e kërkojnë aktet ndërkombëtare për minoritetet etnike?.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/dule-akuza-kryeministrit-ska-vullnet-politik-te-mbrojtur-pakicat-kombetare

Share This Video


Download

  
Report form