Report TV - Profili i Aleksandër Ndokës, asnjë precedent penal në formularin e vetëdeklarimit

Report TV 2018-05-09

Views 0

Aleksandër Ndoka, që u ekzekutua me një atentat mafioz nga persona të paidentifikuar kishte punuar në institucione të ndryshe lokale në qytetin e Lezhës. Ishte baba i katër fëmijëve, 2 djem dhe 2 vajza. Vajzën më të madhe e kishte të martuar, ndërsa më të voglën e ka 7 vjeç. Përveç angazhimit të tij politik, 48-vjeçari kishte në pronësi një lokal pranë banesës së tij në lagjen ?Kodër Marlekaj? si dhe një biznes duralumini.
Ndoka më parë kishte punuar në Hipotekë, më pas u zgjodh në 2015 anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës në siglën e ?Partia Rruga e Lirisë?.

Report Tv ka siguruar formularin e vetëdeklarimit të Ndokës ku rezulton se nuk ka pasur precedent penal, megjithatë hetimet vijojnë në disa pista. Policia ka nisur kontrollet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Share This Video


Download

  
Report form