Bllokimi i rrugës Elbasan-Tiranë, ka nxjerrë në pah problemet me mirëmbajtjen e tyre

Report TV 2018-05-09

Views 0

Segmenti i autostradës Elbasan-Tiranë, i përuruar me nxitim nga Sali Berisha në fund të mandatit të dytë të qeverisjes së PD, në vitin 2013, prej mëngjesit të djeshëm vijon të jetë i bllokuar, për shkak se është shembur një pjesë e madhe e masivit shkëmbor. Rruga nga Elbasani në kryeqytet do të vijojë të mbetet e bllokuar për disa ditë. Prej mëngjesit të djeshëm, automjetet vijojnë të lëvizin vetëm në drejtim të Krrabës ose Rrogozhinës për të ardhur në Tiranë, ndërkohë që nga Tirana drejt Elbasanit nuk ka patur probleme në qarkullim.
Kjo situatë i ?ve vulën? projektimit pa pikë përgjegjësie të një rruge shumë të rëndësishme nacionale, që u shpall si e përfunduar nga qeveria Berisha, e cila nuk mungoi të bënte edhe show-n e rastit para se të humbiste mandatin, duke u lënë në derë shqiptarëve një rrugë të rrezikshme për lëvizjen automobilistike, ku humbi jetën, madje, edhe ish-ministri i Transporteve i PD Sokol Olldashi.

Me përjashtim të dy tuneleve nën masivin e Krrabës, që duket se janë bërë në përputhje me kërkesat e konstruksioneve rrugore moderne nga ana e kontraktorit grek ?Aktor?, pjesa tjetër e rrugës, ndonëse ishte shpallur e përfunduar, sot e kësaj dite përfaqëson një kalvar për shoferët, të cilët duhet të kalojnë, nga një hapësirë 2 X 2 korsi, në rrugën e vjetër malore me shpejtësi 30 km/h, për të dalë sërish në rrugën e re që lejon 110 km/h. Por pikërisht këtu, në zonën e Mamlit, pranë Elbasanit, ka patur dje rrëshqitje masive dheu, që e kanë bërë të pakalueshme në njerin kah kalimin e mjeteve.

Share This Video


Download

  
Report form