Pika kufitare e Hanit të Hotit është ndarë në dy korsi: një për kalimin e udhëtarëve dhe një tjetër për transportin e mallrave. Kjo doganë deri tani është vlerësuar pikë e kategorisë së parë, pasi është një urë kalimi për mallrat në disa shtete të Ballkanit dhe Itali, por vonesat kanë qenë të shumta për shkak të fluksit dhe kushteve të vështira.
Një investim i Bashkimit Europian ka bërë që Hani i Hotit të ofrojë të njëjtat shërbime si vendet anëtare të Schengen.
?Sigurisht jo vetëm që rrit, përmirëson kushtet e punës, por rrit edhe cilësinë e shërbimit ndaj sipërmarrjes, ndaj qytetarëve?, u shpreh ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi tashmë do të ofrojë tre zyra me shërbime të plota: Drejtorin e Policisë së Kufirit, atë të doganave dhe të Kontrollit Ushqimor. Projekti ka kushtuar 1.8 milionë Euro.
Tv Klan