Në pjesën e fundit të fjalimit, Basha foli për aktualitetin politik duke akuzuar Ramën se mori mandatin e dytë me vota të vjedhura. ?Ky dhjetor vjen nga krimi zgjedhor i 25 qershorit. Ky ishte një regres, kthim pas që kërkon reflektime, vendime dhe veprime të matura dhe të vendosura dhe ne po e bëjmë këtë cdo ditë. Gjatë 27 viteve PD ka përjetuar ulje dhe ngritje, ka marrë goditje dhe plagë, ka qenë në pushtet dhe opozitë.
Por është përballur edhe me skenar që kanë synuar eliminimin e saj nga skena politike, por ka njohur edhe përplasje dhe konflikte të brendshme. Por reflektimi, vizioni dhe bashkimi do të na çojë në fitore. Ky është fillimi i shpërbërjes së strukturës kriminale mbi të cilën qëndron narko-qeveria në pushtet, që solli rekorde të zeza për vendin. Promovimi i personave me rekorde kriminale në Kuvend, kanabizimi, blerja e votave me bandat dhe blerja masive e votave janë 4 rekorde të kësaj qeverie.
Këto janë faktet, shpërbërja e gënjeshtrës nuk mund të kthehet më pas. Ortakët e krimit në pushtet kanë ngecur në kënetën e tyre. Ne pranuam marrëveshjen për zgjedhjet që propozoi SHBA, thelbi ishte që të shmangej përplasje civile. Kundërshtari u ul, por bëri të kundërtën e asaj marrëveshje. PD nuk bleu vota, forca jonë sot më shumë se kurrë janë alternativa, programi dhe bashkimi? deklaroi Basha.