Ora News - Bylykbashi: Rama po fut sistemin në kolpas. Ja dy rrugët si mund të zgjidhet Prokurori

Ora News Emisione 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se qëllimi i kryeministrit Rama për të kapur Prokurorin e Përgjithshëm po fut në kolaps sistemin.

Në studion e lajmeve të Ora News, deputeti demokrat tha se Prokurori i Përgjithshëm duhe të ketë një mandate kushtetues dhe ky mandate i mbaron po në mënyrë kushtetuese. Ai sqaroi se Rama kërkon të zgjidhe prokurorin e ri me 36 vota në mënyrë që të mbyllë dosjet në hetim.

Bylykbashi sqaroi dy rrugët për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm: Ose të ngrihet me urgjencë KLP organi i vetëm që kushtetuta i jep kopetenca, ose ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese, që ajo të bëjë pretendimin final të kushtetueshmërisë së zgjedhjes së Prokurorit të Ri

Bylykbashi: Kryeministri synon të kapë Prokurorin e Përgjithshëm dhe këtë kërkon ta bëjë jo përkundër çështë praktika e mirë. Kushtetuta i vend kufijtë kryeministrit. Prokurori i Përgjithshëm duhe të ketë një mandate kushtetues, i mbaron në mënyrë kushtetuese mandate prokurorit aktual, zgjidhet i riu me shumicën e cilësuar prej 3/5 dhe për këtë nuk ka asnjë diskutim. Kushtetuta e përcakton qartë, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5. Madje sipas rregullimeve të bëra në reformën në drejtësi deri në datën 1 shtator për të garantuar që mazhoranca e dikurshme PS-LSI të mos ta zgjidhte ajo prokurorin deri në 1 shtator, dmth pas zgjedhjeve do të ishte me 2/3. Dhe pas 1 shtatorit do të jetë me 3/5 në cdo votim thuhet. Për këtë nuk ka ekuivok. Çfarë kërkon të bëjë kryeministri? Kërkon ta votojë me 36 vota dhe më pas ajo që është më e papranueshme për shqiptarët, duan të zgjedhin Prokurorin pa vetting, ndërkohë që Prokurorit aktual mund ti mbaronte mandati para kohe prej vettingut.

Prokurori i përhershëm ai që do zgjidhet më vonë, do të jetë patjetër me vetting dhe të gjithë prokurorët e tjerë që do të jenë në varësinë e këtij Prokurori që do të zgjedhë Rama me 36 vota mund ta humbin nesër vendin e punës për shkak të vettingut. Por vetëm ky që do Edi Rama, që i duhet për qëllime specifike, mbylljen e dosjeve nëpërmjet pushtetit që ka ky prokuror për të pezulluar prokurorët që kanë dosjet që hetojnë dosjet Habilaj etj., ky është objektivi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokurori-i-ri-bylykbashi-qellimi-i-rames-kapje-po-fut-sistemin-ne-kolpas

Share This Video


Download

  
Report form