Stop - Allias, alarmi i fabrikës së asfaltit, që po vret banorët e zonës! (13 dhjetor 2017)

RTV KLAN 2018-05-09

Views 6

"stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-72-sezoni-3/

Banorët e njësisë numër 4, në lagjen Allias i Ri, ankohen në emisionin ?STOP? për ndotjen e ajrit pranë shtëpive të tyre. Kjo pasi aty punon pa asnjë kriter fabrika e asfaltit, e cila është në varësi të Bashkisë së Tiranës. Vetëm pak metra nga fabrika ndodhet një qendër shëndetësore, që ngjan më shumë me një pikë grumbullimi skrapi, një shtëpi për të moshuarit, një shkollë për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe shkolla 9 ? vjeçare ?Ardian Klosi?.

Shëndeti i banorëve është i rrezikuar nga tymi e ndotja, që nuk ndalen as ditën e as natën. Aparati matës e nxjerr ndotjen nga 4 herë deri në 10 herë më të lartë se normat e Bashkimit Europian. Por përfaqësuesit e fabrikës janë të qetë. Veç faktit që nuk kanë leje mjedisore, ata thonë se do të zhvendosen në fillim të vitit të ardhshëm.

Disa qytetarë kanë denoncuar në redaksinë e emisionit ?STOP?, fabrikën e përpunimit të asfaltit, e cila ndot ajrin fare pranë banesave të tyre, duke e provuar edhe me pamje filmike.

Gazetarja e emisionit iu drejtua kësaj fabrike, që ndodhet në njësinë numër 4, në lagjen ?Allias i Ri?, për të pyetur nëse janë të pajisur me leje mjedisore për ta zhvilluar aktivitetin e tyre. Çka ra në sy ishte mungesa e një rrethimi, gjë që bën që të hyjë e të dalë kushdo, duke patur kontakt me materialet.

Banorët kanë thënë se në mes të fabrikës ndodhej një oxhak, që shërbente për djegien e materialeve, por tanimë e kanë larguar për të ?humbur gjurmët?.

Gazetarja gjatë investigimit të fabrikës së përpunimit të asfaltit u përball me një punonjës të saj, i cili kërkonte që grupi i xhirimit të largohej nga ?rrethimi?.

Punonjësi ?Ec, dilni jashtë rrethit!

Gazetarja ? S?ka këtu jashtë, brenda!

Punonjësi ? Atje tek asfalti, nuk keni punë brenda!

Gazetarja ? Po, por nuk ka rrethim këtu. Do futem!

Punonjësi ? Ec atje, se e di unë ku është rrethimi.

Gazetarja ? Jo, do mbaroj këtë dhe pastaj do iki.

Punonjësi ? Po dil e mbaroje, filmoje atje!

Gazetarja ? Këtu dua ta mbaroj unë se s?ka rrethim këtu.

Punonjësi ? Pse e rrethuar është, ja ku është?

Gazetarja ? Nuk është rrethuar. S?e shikoj unë, ku është rrethuar? Vini mo rrethim që të mos futem.

Punonjësi ? Dilni moj atje! Hiqe ti kameran nga unë!

Gazetarja ? Mirë, ik tani se do flas unë!

Punonjësi ? Hiqe kameran andej! Hiqe pra kameran tashi! Po hiqe kameran nga unë, tiPak metra larg kësaj fabrike që ndot ajrin ndodhet qendra shëndetësore numër 10, e cila më së shumti ngjason me një pikë skrapi. Pranë fabrikës ndodhet një qendër sociale për të moshuarit dhe fëmijët me aftësi të veçanta, një shkollë, e cila është ndërtuar së fundmi, si dhe shtëpi banimi.

?Fabrika, që ju shikoni mbrapa, ka 25 vjet që prodhon asfalt. Ne nuk hapim dot as dyer e as dritare. Problemi më i madh janë fëmijët. Do ta heqim në Shtator, do ta heqim në Janar, s?...

Share This Video


Download

  
Report form