Ora News- Vllaznia bën përgjegjës gjyqtarët për tensionin tek “Loro Boriçi”

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfundimi i takimit mes Vllaznisë dhe Tiranës u përfshi nga një situatë e tensionuar dhe kaotike në korridoret e stadiumit ?Loro Boriçi? por edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku u pa një prani e shtuar forcave të policisë. Administrator i klubit shkodran Eugent Zeka u shpreh se përgjegjësinë më të madhe për këtë situatë e kanë gjyqtarët të cilët nuk respektuan atë që mund të cilësohet si koha e tretë, pra fair play.

Eugent Zeka: ?Në tension ishin të gjithë por jo i provokuar nga klubi Vllazania, as nga Tirana. Për mendimin tim i provokuar nga dëshira për rezultat që kishin të dyja skuadrat dhe mosadministrimi siç duhet i kohës së tretë të ndeshjes, e fair play që shërben për të qetësuar gjërat jo për keqësuar. ?

Në lidhje me akuzat e klubit bardheblu kunddrejt forcave të rendit, që sipas Tiranës dhunuan lojtarët e kësaj skuadre, Zeka deklaroi se dicka e tillë nuk ka asnjë bazë të vërtetë dhe se policia është treguar plotësisht korrekte

Eugent Zeka: ?Absolutisht e vërtetë, forcat e rendit ka treguar që i japin vazhdimës ruajtjes së rendit në stadiumin e Shkodrës.?

Takimet mes Vllaznisë dhe Tiranës vitet e fundit kanë provokuar jo pak probleme. Rasti më i rëndësishëm ishte ai i 11 shtatori të 2014-ës ku ndeshja degjeneroi në dhuna masive mes dy tifozerive

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/vllaznia-ben-pergjegjes-gjyqtaret-tensionin-tek-loro-borii

Share This Video


Download

  
Report form