http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e Lulzim Bashes, riktheu ne parlament duelin Rama-Berisha. Dhe si zakonisht deputeti Flamur Noka eshte çuar ne foltore sapo u prek figura e ish-kreut te PD Sali Berisha, veprim qe i kushtoi përjashtimin nga seanca plenare.
Përplasja e pare mes dy politikaneve ka ndodhur per problematiken e krimit te organizuar dhe drogës e Sali Berisha ka deklaruar se ditën e ndalimit ne makine me Soten ka qene vete Sajmir Tahiri.
?A tha Tahiri se nuk e njihte Orest Sotën? Pa shkoni merrni pak videon e ditëlindjes së tij në lokalin e kunatit se si hedh vallen Oresti, si krushk i parë aty. Pa na thuaj pak për ca e çove Spartak Brahon të nesërmen e kapjes së parave, tek drejtori policisë Qato. A e dini se thonë që në makinë me Sotën ka qenë vetë Saimir Tahiri? A e morët vesh se ka çuar Agaçion për ti nxjerrë në Katania dokumentin e falsifikuar. Po ore po, po Balili të ka në grusht ty. Videon e orgjive të tua në Santa Quaranta ja ka dërguar të gjithëve.?
Kryeministri Rama i ka bere serish apel opozitës qe te leje mënjane debatet e momentit per te qene bashke 6 muaj e ardhshëm, ne mënyre qe Shqipëria te hape negociatat per anëtarësim ne BE.
Rama: BE kur e thotë qe hapen negociatat ne 6 muaj nuk e thotë kot, tani si do ia bëjmë ne problem është Shqipëria a duhet te hape negociatat.
Berisha: Fjalët e mira ju thane nuk e mohoj, erdhi këtu dhe i thotë kryeprokurori do behet Edi rama, doni integrim sillni kërkesën per Sajmir Tahirin, hiqni dore nga mos zbatimi i kushtetutës, ky vendim ka nje rendësi jetike per çdo shqiptar.
Dy politikanet kane replikuar edhe per ambasadoret dhe kryeministri Rama ka ironizuar qëndrimin e Berishës ndaj ambasadorit amerikan.
Rama: I trajtoni ambasadoret si komshinj qe ziheni e thoni konflikt interesi qe Sali ti e di nuk është e vërtete
Berisha: Mos dëgjoni ambasadoret qe sipas tyre Shqipëria i ka plotësuar kushtet qe ne 2016.
Ne qershorin e 2018 Këshilli Europian do te vendose nese Shqipëria do ti hape apo jo negociata per anëtarësim.